Trafikantët një tjetër shpikje, kokainë të lëngshme në atlete. Kapet në Romë narkotrafikanti

601
Sigal


dukje një turist i padyshimtë nga veshja e zakonshme, por në fakt një
narkotrafikant. Por ecja e tij tepër e shkujdesur ka ndezur flakët e verdha të
dyshimit në aeroportin e Fiumicinos dhe në bashkëpunim me zyrën e Doganës Roma
2, është kontrolluar dhe më pas arrestuar. Burri, një shtetas brazilian, ka
rezultuar se posedonte 7 kg kokainë.

I DYSHUARI

Ai kishte ardhur në Romë me një avion nga San Paolo, Brazil. Në pamjen e parë
dukej një turistë i thjeshtë, gati për të jetuar ditët e pushimit në kryeqytetin
e Italisë. I veshur thjesht dhe me atlete gjimnastike të një marke të njohur
sportive.

Një mënyrë për të shmangur sytë
vëzhgues, por aq e madhe sa vuri në dyshim oficerët që ndodheshin në aeroport.

Njerëzit e Guardia di Finanza të grupit të Fiumicinos në bashkëpunim me zyrën e
Doganës Roma 2, kanë ndaluar turistin dhe i kanë kërkuar të hapte bagazhet.

ZBULIMI

Në brendësi të valixhes, përveç veshjeve të nevojshme për pushimet, oficerët
kanë gjetur edhe një numër të konsiderueshëm atletesh sportive.

Kjo gjë nuk i ka lënë indiferentë
njerëzit e flakëve të verdha që kanë vendosur të thellojnë kontrollin. Nga ku
më pas u bë edhe zbulimi. Atletet kishin një shuall të dyfishtë që përmbante
lëng. Një substancë që në pamjen e parë të jepte idenë e xhelit që përdoret për
t’i bërë më të rehatshme atletet, por në fakt pas testeve narkotike, lëngu doli
që ishte kokainë e lëngshme.

ARRESTIMI

Oficerët kanë sekuestruar 7 kg kokainë të lëngshme. Nëse kjo sasi droge do të
hidhej në treg do t’u sillte organizatave kriminale, rreth 2 milion euro, nga
prodhimi i 100 mijë dozave kokainë.

Me urdhër të Prokurorisë së Civitavecchia, braziliani u arrestuar me akuzën për
trafik ndërkombëtar droge dhe u transferuar në burgun e Civitavecchiasc.