Ngjarje e rëndë/ Vritet në një party në Kanada djali 15-vjeçar i aktorit shqiptar

377
Sigal

Një
ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, i
njohur për disa interpretime në filmat e socrealizmit gjatë viteve ’80.

Daja, i cili jeton prej shumë vitesh
me familjen në Kanada, ka humbur djalin e tij të vetëm 15-vjeçar Denisin
mbrëmjen e djeshme.

Djaloshi është vrarë mbrëmë gjatë
një feste adoleshentësh, ndërkohë që nuk jepen të tjera të dhëna mbi mënyrën se
si ka rrjedhur ngjarja.

Kjo është një goditje shumë e rëndë
për prindërit e tij Shkëlqimin dhe Karmelën edhe për faktin që Denisi ishte
djali i tyre i vetëm. Ndërkohë që ngushëllime të shumta familja ka marrë edhe
nga bashkëatdhetarët që jetojnë në Shqipëri.