Toponimet, brenda tetorit MB nis korrigjimet e dokumenteve

716
Sigal

TIRANË – Brenda muajit tetor Ministria e Brendshme do të përfundojë ndryshimet në sistemet e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe Dokumenteve të Identitetit, për korrigjimin e shkrimit të toponimit të vendlindjes. Këto veprime pasojnë Vendimin e Këshillit të Ministrave të 27 gushtit, që i jep fund problemit të me autoritet kufitare greke, që nuk lejonin kalimin e emigrantëve që në dokumentet e identifikimit kishin të shqipëruar vendlindjet, të cilat kishin tjetër toponim në greqisht apo ndërkombëtarisht. Me vënien në funksion të ndryshimeve në sistemet e Regjistrit, Ministria e Brendshme fton shtetasit e interesuar të fillojnë procedurat për pajisjen me dokumentat që kanë toponimet e korrigjuara. Edhe pse një gabim në praktikat zyrtare të funksionimit të Regjistrit të Gjendjes Civile, kostoja financiare e dokumenteve të korrigjuara do të paguhet nga vetë qytetarët. Ministria e Brendshme ka publikuar edhe mënyrën sesi do të ndryshojë rubrika e vendlindjes në certifikatat dhe kartat e identitetit që kanë probleme me toponimet. Gjatë 2 muajve të fundit të vitit pritet të ketë edhe një fluks të aplikimeve për pasaportë pasi në muajin janar rritet edhe çmimi i saj nga 6.000 lekë në 7.500 Lekë.