Tjetër investim në Shkodër, Voltana Ademi: Përfundon rikonstruksioni i rrugës “1 Qershori” në lagjen nr. 2 të qytetit të Shkodrës

218
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka njoftuar se rinkostruksioni i rrugës “1 Qershori” në Shkodër ka përfunduar duke vazhduar kështu investimet në qytetin e Shkodrës.

Investimi ishte një domosdoshmëri për të mundësuar jo vetëm lëvizshmërinë për këmbësorët e mjetet motorike por edhe për të rritur gamën e sherbimeve të Bashkisë Shkodër për banorët. Projekti parashikon ndërhyrjen në infrastrukturën nëntokësore me kanalizimet e ujrave të zeza KUZ, kanalizimet e ujrave të bardha KUB, rrjetin e ujësjellësit, sipërfaqen asfaltike, trotuare dhe ndriçimin LED.”,- thuhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.

Njoftimi i plotë:

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “1 Qershori” në lagjen nr. 2 të qytetit të Shkodrës. Një investim 15 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, në zbatim të buxhetit të vitit 2021, një një zonë që i është bashkuar qytetit pas vitit 1990.

Investimi ishte një domosdoshmëri për të mundësuar jo vetëm lëvizshmërinë për këmbësorët e mjetet motorike por edhe për të rritur gamën e sherbimeve të Bashkisë Shkodër për banorët. Projekti parashikon ndërhyrjen në infrastrukturën nëntokësore me kanalizimet e ujrave të zeza KUZ, kanalizimet e ujrave të bardha KUB, rrjetin e ujësjellësit, sipërfaqen asfaltike, trotuare dhe ndriçimin LED.

Rruga dhe degëzimet e saj, arrijnë një gjatësi totale 500 metër linear, me ndikim të drejtpërdrejtë në përditshmërinë e banorëve një një zonë rezidenciale, kryesisht me banesa private.