Tiranë, shpërthen bombula e gazit, përfshihet nga flakët apartamenti

60
Sigal

Përfshihet nga flakët apartamenti në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në një pallat te zona e njohur si Ish-Ekspozita.

Shkak i zjarrit është bërë një defekt në bombulën e gazit. Policia dhe forcat zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.06.2023, në afërsi të ish-Ekspozitës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në bombulën e gazit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.