Safet Gjici del para GJKKO, pranë tij ndodhet edhe Alma

77
Sigal

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe vajza me të cilën kreu aktin seksual në zyrë, Alma K. ishin sot së bashku në sallën e gjyqit në GJKKO.

Siç shihet Gjici është brenda kafazit ndërsa Alma jashtë saj, duke qëndruar krah avokates.

Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai. Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë marrëdhënie seksuale me krybashkiakun, ndërsa dyshohet se kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.

Gjici akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ndërsa, 40-vjeçarja, e cila është në masën ‘arrest shtëpie’ akuzohet për korrupsion aktiv.