Tiranë/ Përplasen makinat në Laprakë, përleshen edhe shoferët e pasagjerët

97
Sigal

Një aksident mes dy makinave është kthyer në një arenë përleshje mes tre personave.

Policia e Tiranës, ka bërë të ditur se janë njëri prej shoferëve, me inicialet A. R., është në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës ‘Aleks Buda’, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).

Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.