Një 24-vjeçar është prangosur nga policia në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë seksuale ndaj të dashurës.
I. I., 24 vjeç ka kryer marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren pa dëshirën e saj
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 24 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, sepse në rrugën “Bregu i Lumit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.” – njofton policia.