Tiranë, hackerat i vjedhin 65-vjeçarit paratë në bankë

500
Hackerat, kanë ndërhyrë në adresën e e-mailit të një qytetari, duke i marrë 4845 dollarë. Denoncimi është bërë një ditë më parë nga shtetasi J.M, 65 vjeç, banues në Tiranë.
Përpara grupit hetimor, qytetari dëshmon se komunikuar me disa persona me anë të postës elektronike për të mbyllur një marrëveshje. Gjatë këtij momenti, hackerat kanë ndërhyrë në rrjet dhe i u kanë dhënë një adresë tjetër banke.
Paratë nuk kanë shkuar për mbylljen e marrëveshjes mes qytetarit dhe palës tjetër, por janë përvetësuar nga hackerat. Pas marrjes së dëshmisë grupi hetimor në sektorin e krimeve kibernetike, ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Nuk dihet nëse ka raste të përsëritura të këtij procesi.
Sigal