Matura/ Ja çfarë do të përmbajë teza e anglishtes

724
Maturantët që zgjedhin anglishten si provim me zgjedhje do t’i nënshtrohen B2 të testit “TOEFL Junior standart test” .Agjencia Kombëtare e Provime publikoi programin orientuese të të gjitha lëndëve me zgjedhje që do të jepen në provim. Por, ndryshe nga provimet e tjera me zgjedhje, të cilat zakonisht zgjasin 3 orë, provimi i anglishtes do të zgjasë jo më shumë sesa 1 orë e 55 minuta. Po ashtu, në faqen zyrtare jepen edhe detaje të hartimit të testit për të tre pjesët e testit, ku rekomandohen maturantët sesi të përgatiten. Gjithashtu, theksohet se nuk ka një libër shkollor të veçantë që mund të ndihmojë maturantët, pasi aftësitë gjuhësore mund të fitohen pas një përgatitje të gjatë sistematike.
Sigal