Historia e trishtë e motrës dhe vëllait që humbën jetën në aksident

476
Viron Kule dhe Matilda Kamberi Kule, dy nga të rinjtë të cilët humbën jetën në aksion Kavajë –Rrogozhinë, ishin vëlla e motër dhe po udhëtonin nga Fieri drejt aeroportit të Rinasit. Është ende e paqartë dinamika e lëvizjes së mjetit, ku edhe pse policia thotë se ngjarja ka ndodhur në mëngjes herët, nga postimi i fundit i Vironit në fb ngjarja mund të ketë ndodhur edhe më herët se ç’mendon policia. Sipas postimit të fundit të drejtuesit të mjetit Viron Kamberi, i cili i përket 18 orëve, ai është nisur drejt aeroportit të Rinasit ku do të udhëtonte drejt një vendi të Bashkimit Evropian. Matilda Kamberi la pas dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë dhe shumë dhimbje për familjen e cila humbi dy njerëzit e saj të afërt.
Sigal