Tiranë, automjeti aksidenton në bulevard 10-vjeçaren

328
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” ku një mjet ka aksidentuar shtetasen e mitur E.M., 10 vjeçe.

Fatmirësisht ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.