Tillerson: Riafirmojmë angazhimin tonë për promovimin e principeve fondamentale të një shtypi të lirë

605
Me rastin e Ditës Botërore të lirisë së shtypit, Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka dalë me një deklaratë ku riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për promovimin e principeve fondamentale të një shtypi të lirë në mbarë botën. Tillerson tha gjithashtu se shoqëritë e ndërtuara mbi një media të lirë e të hapur janë më të sigurta se të tjerat.

Deklarata e Sekretarit Amerikan të Shtetit: 
Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne riafirmojmë angazhimin tonë për promovimin e principeve fondamentale të një shtypi të lirë në mbarë botën. Ne nderojmë ata burra dhe gra të cilën punojnë palodhur, shpesh me një risk të lartë personal, për të treguar histori të cilat nuk do mund ti dëgjonim ndryshe. Ata janë gardianët e vlerave dhe idealeve demokratike. Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë të në mbrojtjen e lirisë së shtypit. Departamenti Amerikan i Shtetit ofron programe zhvillimi dhe shkëmbimi për profesionistë të medias, duke mbështetur rrjedhjen e lirë të informacionit dhe të ideve në internet, dhe suguron mjetet e burimet e duhura për të mbajtur gazetarët të sigurt. Mbulimi transparent dhe etik i medias është fondamental për të hapur dhe ndërtuar shoqëri. Promovon llogaridhënien dhe nxit debatin publik. Shoqëritë e ndërtuara mbi mirëqeverisje, shoqëri të fortë civile dhe një media të hapur e të lirë janë më të zhvilluara, stabël dhe të sigurta. 
Sigal