Tifozët protestë në stadiumin e Lezhës: “Rama ik”! (VIDEO)

498
Sigal

Duket se është bërë traditë që në çdo stadium të vendit tifozët, përveç thirrjeve për skuadrën e zemrës, të hedhin dhe parulla politike kundër qeverisë.

Sot ka qenë radha e stadiumit të Lezhës, “Brian Filipi”, i cili për disa minuta është kthyer në një arenë manifestimi politik.

Gjatë ndeshjes mes Besëlidhjes dhe Partizanit, që u luajt për Kupën e Shqipërisë, tifozët kanë ndërprerë disa herë lojën duke thirrur “Rama ik”.

Arbitri i ndeshjes u ka bërë thirrje disa herë tifozëve që të mos e shanin kryeministrin e vendit, duke deklaruar se në stadium ndalohen parullat politike. Apeli të arbitrit tifozët i janë përgjigjur me thirrje edhe më të mëdha në kor kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fundjavës e njëjta skenë u përsërit dhe në stadiumin e Shkodrës, ku tifozët gjatë gjithë ndeshjes hodhën parulla “Rama ik”. Por nuk janë vetëm qytetet veriore vendet ku stadiumet kthehen në arenë e shfaqjes së pakënaqësive ndaj qeverisë dhe kryeministrit. Në Korçë dhe në Elbasan, disa javë më parë tifozët bllokuan ndeshjet për disa minuta duke kërkuar largimin e qeverisë.

Protestat në stadiume kundër qeverisë janë shprehja më domethënëse e pakënaqësisë që ka shkaktuar kabineti “Rama”.