“Tifozët e Romës po marrin thikat nga restorantet për t’u përleshur”

144
Sigal

“Tifozët e Romës po marrin thikat nga restorantet për t’u përleshur.” Kështu shkruajnë mediat italiane, të cilat ngrejnë alarmin se situata nuk do të jetë e qetë në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme, një efektiv policie u plagos me thikë nga një tifoz i Romës.

Tifozët e Romës, sulmuan dje një makinë policie pranë Drejtorisë së Policisë dhe më pas u larguan në drejtim të 21 Dhjetorit.

80 tifozë janë kthyer në Itali, me anije nga Durrësi, pasi janë të rrezikshëm në finale. Gjithashtu edhe njëzet, holandezë janë përzënë nga Shqipëria.

Situata në Tiranë për momentin është nën kontroll, ‘alarmi’ do të fillojë nga ora 18:00 kur të gjithë tifozët do të mblidhen në zonat e tyre dhe më pas do të shkojnë në stadium.