Sherri për xhamin e makinës, “plas” grushti mes të rinjve në Durrës! Plagoset me thikë një person

141
Sigal

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Konflikti nisi pasi një prej tyre i ka thyer xhamin e makinës 23-vjeçarit A.P.

Ky i fundit më pas e ka goditur me thikë shtetasin me iniciale A.D. Në sherr janë përfshirë dhe dy persona të tjerë, shtetasit R.D. dhe E.P. të cilët janë përleshur me grushte.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar shtetasit A.P. dhe A.D. ndërsa dy të tjerët janë proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P.

Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.