Thyhet dhe grabitet Katedralja Ortodokse e Durrësit, Kisha: Fali o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë!

Katedralja ortodokse e Durrësit, “Apostull Pavli dhe Shën Asti” është përdhosur, thyer e grabitur nga persona të panjohur gjatë natës. Pamjet nuk kanë nevojë për koment. Thikat e përçudnuesve kanë mbetur në vendin e ngjarjes.

Zyra e Shtypit e Kishës ortodoske njoftoi se “sot, datë 3.06.2019, Katedralja “Apostull Pavli dhe Shën Asti” është përdhosur dhe bastisur nga persona të panjohur, duke dëmtuar arkën e qirinjve dhe të besimtarëve. Është për të ardhur keq që objektet e kultit bëhen objekte abuzimi dhe përdhosjeje.

NOA

Këto ngjarje tronditin ndërgjegjen e besimtarëve orthodhoksë, por edhe të gjithë atyre qytetarëve të ndershëm, të cilët respektojnë shenjtërinë e objekteve të kultit, pavarësisht se kujt komuniteti fetar i përket.

Përsa ndodhi u njoftuan organet e rendit, të cilat kryen mbledhjen e provave për zbardhjen e ngjarjes. “Fali, o Atë, se nuk dinë se ç’bëjnë” (Lk.23:34)! Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë dhe t’i mëshirojë këta persona keqbërës,” përfundon njoftimi i Kishës.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage