Aplikimet për punë në Gjermani, vjen një lajm i keq nga ambasada

240
Sigal

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, njofton se sektori i vizave do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur deri në datën 28 janar.

Njoftimi i Ambasadës së Gjermanisë:

Sektori i vizave do të qëndroj i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anullohet takimi, do të njoftohen me E-Mail.

Ne shpresojmë që takimet e anulluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.

Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime.

Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit.