Kol Dedaj: Shtegtim në histori

1110
Sigal

Me datë 25.05.2017, Bashkia Fushë-Arrëz në bashkëpunim zotin Tonin Alia, në kuadër të projektit të 100 fshatrave turistike të shpallura nga Qeveria Shqiptare, në Kryezi të Pukës, njëri prej këtyre fshatrave, organizuan çeljen e këtij projekti me guidën turistike “Udhëtim në shtigje,,me itinerar Fushë-Arrëz-Kryezi-Lajthizë-rezidenca turistike Dedë Alia-Kalipjetër-Qaf Plakë-Shkolla Shtjefen Gjeçovi / Kryeziu-rezidenca turistike Makry. Në këtë event morën pjesë Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Kryetari i Bashkisë Pukë, shkrimtari dhe gazetari i mirënjohur Bashkim Hoxha (Mjeshtër i Madh), studiuesit Xhemal Meçi ( Mjeshtër i Madh), Mark Mesuli, Ndue Dedaj, Hasan Ahmetaj, Pavlin Luli, Kol Dedaj, familjare, të afërm, miq dhe shokë të familjes shekullore të “Aliajve”, të Kryeziut, si dhe pjesëmarrës të shumtë nga Kosova, Tirana, Vlora, Puka, Mirdita, Kukësi etj. Por kjo guidë turistike në vetvete është shumë më tepër, pasi, ajo është mbartëse e një shtegtime në historinë e një fshati të vogël turistik por me resurse të mëdha natyrore e njerëzore. Nga fshati Kryezi i Pukës dolën personalitet e kulturës sonë Kombëtare si Ndre Mjeda, Shtjefen Gjeçovi por edhe patrioti Ismail Agë Kryeziu si dhe shumë pinjollë të derës së madhe të “Aliaj-ve” të Kryeziut që ndër shekuj shtegu i kësaj dere qe i hapur për mbarë trevat shqiptare. Një derë e cila ëndrrat i bëri në shekuj realitet, teksa në mes të shekullit të XX do të tërhiqte vëmendjen e shkrimtarit tonë të madh Dritëro Agolli, i cili ishte mysafir i saj. Një ditë prej ditësh Dedë Ndue Alia, u nis për në Tiranë për të gjetur një dinamo. Kjo ishte një nisje e bukur. Një malësore shtatë lartë me kapuç (plis) e këmishë të bardhë si bora e bjeshkëve të malësisë, zbriste nga malet e Kryeziut e Kunorë Dardhës në kërkim të një dinamoje. Ai ecte shkëmbinjve me këmbët e tij të forta si boriga. Ai shikonte kurorën e llambave të vënë në mure në kaçube. Ai shihte dritë, dritë, ajo shpërthente pikërisht nga dinamoja e vogël që ai kërkonte. Dinamoja u gjet dhe aty në Kryezi të Pukës u ndërtua një hidrocentral, i cili dha dritë, dritë për të përzënë mugëtirën e për të sjellë një jetë të re mes maleve (Dritoro Agolli, “Zëri i Popullit”, Tiranë, 18.04.1965). Kjo është dera e burrave të urtë e të mençur të malësisë Marka Dodë Alia, Dedë Ndue Alia, e pinjollëve të saj që shndritën në breza, bijtë e së cilës u lauruan me çmime të larta shtetërore si: Marak Dodë Alia me urdhrin “Nënë Tereza” me dekret nr. 7138 datë 28.10.2011 të Presidentit të Republikës, Dedë Ndue Alia “Qytetar Nderi,, Komuna Qafë-Mali, Pukë , me vendim nr.33, datë 28.09.2009, Tonin Alia “Mjeshtër i Madh,, me dekret nr.7934 datë 25.01.2013 të Presidentit të Republikës, por humanizmi i kësaj dere është lauruar me çmimin më të lartë njerëzor, me dhënien e “Bekimit Apostolik” familjes së Ndue Dodë Alisë nga Papa Gjon Pali II (V.1996), dhe i pasuar me dhënien e “Bekimit Apostolik” për Tonin Alinë nga Papa Françesku (V.2014). Në historinë e kombit shqiptar dy Pape vizituan Shqipërinë dhe secili prej tyre i dha bekimin apostolik, bijve të kësaj dere, një rast unikal ky në viset shqiptare dhe më gjerë. Për këto dhe shumë të tjera ky “udhëtim në shtigjet e moçme, veç dimensionit të tij turistik përbën një shtegtim në historinë tonë kombëtare, shtegtim, i cili është një vlerë e shtuar për çdo turist dhe brezat që vijnë.