Themelohet Unioni i Shoqërive të Ruajtjes Fizike të Shqipërisë

973
Që nga dita e djeshme, shoqëritë private të Ruajtjes Fizike të Shqipërisë, janë grupuar në një shoqatë të përbashkët, me qëllim bashkërendimin e masave, investimeve e punëve të tyre për ta ngritur këtë shërbim në nivele bashkëkohore. Po kështu, përfaqësues të këtyre shoqërive, ditën e djeshme, në një takim të zhvilluar në ‘Hotel Tirana’, kanë zgjedhur Bordin e Unionit (‘Union Security Albania’), drejtuesit e tij dhe komisionet përkatëse. Në këtë Union, sipas Veli Myftarit, marrin pjesë rreth 60 shoqëri me aktivitet pothuaj në gjithë Shqipërinë, ndërsa finalizimi u bë pas një pune të gjatë përgatitore nga grupi nismëtar, mbëshetur në praktikën europiane e në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi të vendit tonë. -Krijimi i ‘Union Security Albania’ është një ndërmarrje me vlerë dhe synon ngritjen e shërbimit të sigurisë në nivele bashkëkohore, përgatitjen e efektivave në kurse e shkolla, aftësimin e kuadrove drejtues të tyre si dhe aftësimin profesional në përdorimin e logjistikës përkatëse në funksion të këtij shërbimi. Janë rreth 60 shoqëri pjesë përbërëse e këtij organizmi të ri që krijohet në Shqipëri në përputhje me ligjet dhe praktikën bashkëkohore’- pohon për gazetën ‘Telegraf’ Veli Myftari, kryetar i sapozgjedhur i këtij Unioni… Njëkohësisht, në intervistën e dhënë, ai tregon dhe detaje të tjera rreth misionit dhe funksionimit të këtij organizmi… 
Zoti Veli! Urime për zgjedhjen në detyrën e kreut të Union Security Albania dhe mundësisht, na tregoni diçka më tepër për mënyrën e funksionimit dhe misionin e këtij organizimi?
-Faleminderit për urimin. Së pari, dua të sqaroj se ky organizëm krijohet për herë të parë në Shqipëri, ndërkohë, që në vendet anëtare të BE-së ka kohë që funksionon… Mbështetur në ligjet e vendit dhe eksperiencën e vendeve europiane, ne menduam e punuam për ngritjen e këtij organizmi…
Diçka më konkrete?
-Një grup nismëtar, përfshi përfaqësues të firmave të Shoqërive Private të ruajtjes fizike, ka kohë që punojnë për ngritjen e këtij unioni… Kështu, më datë 13 mars 2015 Shoqëritë Private të Ruajtjes Fizike të Shqipërisë mbi bazë të një vendimi paraprak të grupit të nismëtarëve, të mbledhura me dëshirën e mirë, me vullnet të plotë dhe pasi diskutuan rreth veprimtarisë së tyre në teritorin shqiptar mbi problemet, fenomenet e ngjarjet e ndodhura në objektet, që ato sigurojnë dhe shërbimin e tyre konkret në tërësi, në bazë e për zbatim të Legjislacionit në fuqi, Kushtetutës së Republikës së Shqipërise, Ligjit Nr. 75 datë 10. 07.2014 “Mbi Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike, vendosën të pranojnë, miratojnë dhe marrin pjesë në një Shoqëri të gjërë të këtij shërbimi në “UNION SECURITY ALBANIA” me inicialet “ ASU ”, me statut dhe organet drejtuese të zgjedhura nga Asambleja e Unionit, me stemën, faqen e Ëebsajtin dhe flamurin e saj.
Cila është baza ligjore për themelimin e ASU?
-Ky Union është themeluar në përputhje me Ligjin Nr. 8788 datë 07.05.2001 “Për organizatat jofitimprurëse” i ndryshuar dhe Ligjin nr.8789 datë 07.05.2001 “ Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse” neni 39 dhe Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Cili është qëllimi i krijimit të këtij organizmi?
-Qëllimi dhe Fusha e Veprimtarisë së Unionit (Shoqatës) është që të ndihmojë në mbrojtjen e interesave të tyre profesionale, intelektuale, etike, shoqërore dhe materiale të antarëve të Unionit. Këtu futen rritja e përgatitjes profesionale të antarëve të shoqatës si dhe në rritjen e luftës kundra elementëve keqbërës, perfeksionin e informimit objektiv për çështjet e sigurisë, rritjen e performancës profesionale dhe etike të antarëve të Unionit dhe shoqërisë, marrjen e inisiativave ligjore për goditjen e elementit keqbërës, mundësimin e kryerjes së kërkimeve shkencore, botime me vlera etj… Parësor do të ejtë bashkëpunimi me shumë faktorë sheçërorë e shoqërorë, brenda e jashtë vendit…
Kush janë këta faktorë?
-Unioni do të krijojë, do të ruajë marrëdhënje dhe të bashkëpunojë me organizata apo institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit, për qëllimin e përbashkët. Do të jetë partnere serioze, reale, konstruktive e strukturave shtetërore veçanërisht nga ajo varet ligjërisht dhe me të cilën bashkëpunon për sigurinë e rendit publik, të luftës ndaj kriminalitetit në vend, Policisë Shtetit, etj…
Sa është aktualisht numri i shoqërive pjesmarrëse në këët organizëm?
-Aktualisht, sot (dje, të martën) që shpallëm krijimin e Union Security Albania, numërohen rreth 60 të tilla dhe janë shtrirë pothuaj në gjithë vendin. Në të ardhme, ky numër mund të rritet me shoqëri të tjera të ruaj të ruajtjes e sigurisë që mund të krijohen…. 
DISA DETYRA TË UNION SECURITY ALBANIA
-Të ndihmojë në rritjen e përgatitjes profesionale të antarëve të shoqatës si dhe në rritjen e luftës kundra elementëve keqbërës.
-Të stimulojë konsolidimin e autoritetit profesional dhe shoqëror të antarëve të shoqatës.
-Të kontribuojë në informimin objektiv të shoqërisë për çështjet e sigurisë.
-Të ndihmojë në rrritjen e performancës profesionale dhe etike të antarëve të Unionit dhe shoqërisë në përgjithësi.
-Të nxisë dhe të japë mendimin e saj lidhur me iniciativa ligjore, që ndikojnë në rritjen e sigurisë fizike dhe luftës kundër elementëve keqbërës.
-Të krijojë, të ruajë marrëdhënje dhe të bashkëpunojë me organizata apo institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit, për qëllimin e përbashkëT.
-Të mundësojë kryerjen e kërkimeve shkencore, botime me vlera të tilla, si dhe të ndërmarrë nisma në drejtim të rritjes së sigurisë fizike, etj.
Sigal