Dixhitalizmi i RTSH, nënshkruhet kontrata, Harito: Rruga tani e hapur

555
TIRANE – Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito dhe Televizioni Publik Shqiptar nënshkruan sot kontratën me kompaninë Rohde & Schëarz për ndërtimin e rrjeteve dixhitale të RTSH.
Pas një periudhe të gjatë negociatash, kontrata për kalimin e RTSH në transmetime dixhitale u konkludua sot me nënshkrimin e saj mes tre palëve duke nisur kështu puna për ndërtimin e dy rrjeteve të RTSH të cilat do të mundësojnë kalimin e transmetimeve audiovizive nga analoge në numerike.
Me fjalën e saj Ministrja Harito tha se përfundimi i kësaj etape mundëson respektimin e afatit botëror për transmetimet audiovizive duke garantuar për qytetarët shqiptarë TV dixhital pa pagesë. Shqipëria i bashkohet kështu vendeve të rajonit dhe të Europës perëndimore, të cilët e kanë realizuar tashmë këtë proces.
“Kontrata e firmosur sot zbaton vendimin e gjykatës, i cili i kthen të drejtën kompanisë gjermane Rohde&Shëarz, e drejtë, e mohuar padrejtësisht në procesin e realizuar nga qeveria Berisha. Ky vendim zbatohet plotësisht sot në përpjekjen tonë të përditshme për kthimin në vend të shtetit ligjor e të parimeve kushtetuese. Ndërtimi i rrjeteve për dixhitalizmin e RTSH do të fillojë menjëherë dhe pritet që kompania dhe RTSH të intesifikojnë punën dhe për të realizuar kalimet e transmetimeve nga analoge në numerike për mbulimin e popullsisë sipas parashikimit në ligj, duke mbështetur fort edhe operatorët lokalë për të transmetuar në teknologjinë më të fundit të mediave audiovizive. – tha në fjalën e saj Ministrja Harito

Kontrata për dixhitalizimin e RTSH u firmos nga Ministrja Milena Harito, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Martin Leka, Drejtori i Pergjithshëm i kompanisë Rohde & Shëarz Franz Büchsenmeister, në prani të Ambsadorit Gjerman në Shqipëri Hellmut Hoffmann. 
Sigal