Thellohet iniciativa jo ligjore e PS për të kapur SHBSH/ Voltana Ademi publikon e-mail e Pjerin Ndreut

69
Sigal

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka publikuar një e-mail duke ngritur shqetësimin e kapjes së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë nga ana e Partisë Socialiste në rrugë joligjore.

Në emailin e shpërndarë thuhet se: ” me porosi të z. Pjerin Ndreu po ju dërgojmë këtë e-mail në lidhje me mbledhjen e Komitetit Drejtues për të organizuar Asamblenë e jashtëzakonshme të Shoqatës së Bashkive. Qëllimi i kërkesës për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme është për mbrojtjen e interesave të Shoqatës gjatë përfaqësimit të saj në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019 ”.

Materiali i plotë:

Për: Ambasadorët në Republikën e Shqipërisë Drejtuesit e Misioneve të Huaja në Shqipëri Partnerët e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë

 

Të nderuar Shkëlqesi,

Më datën 24 maj 2021 përmes letrës dërguar në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), ndamë me ju shqetësimet tona mbi një iniciativë të kohëve të fundit për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), veprime te ndërmarra nga individë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë SHBSH. Dyshimet tona tashmë u vërtetuan nga një email i komunikuar, tekstin e të cilit po e dërgojmë të plotë bashkangjitur.

Në emailin e shpërndarë thuhet se: ” me porosi të z. Pjerin Ndreu po ju dërgojmë këtë e-

mail në lidhje me mbledhjen e Komitetit Drejtues për të organizuar Asamblenë e jashtëzakonshme të Shoqatës së Bashkive. Qëllimi i kërkesës për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme është për mbrojtjen e interesave të Shoqatës gjatë përfaqësimit të saj në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019 

Qartësisht shprehet qëllimi për të zgjedhur të ashtuquajtura “organe te reja drejtuese të shoqatës” para zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, e cila zhvillohet më datë 23 qershor 2021.

Shqyrtimi dhe Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 është një ndër 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën. Ritheksojmë se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

SHBSH konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë një rëndësi të madhe. SHBSH shpreh vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Duke njohur rolin tuaj të rëndësishëm, kërkojmë vëmendjen tuaj në monitorimin e këtyre zhvillimeve të fundit. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.

Me respekt

 

ANEKI 1 Email i datës 7 Qershor 2021

Të nderuar anëtar te Komitetit Drejtues te Shoqates se Bashkive te Republikes se Shqiperise, me porosi te Z. Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkise Lezhe po ju dergoj kete e-mail ne lidhje me mbledhjen e Komitetit Drejtues te Shoqates se Bashkive te Republikes se Shqiperise.

Ne Komitetin Drejtues te Shoqates se Bashkive është bëre kerkese per mbledhje te jashtezakonshme te Asamblese se Pergjithshme te Shoqates se Bashkive te Shqiperise.

Kerkesa per mbledhje te jashtezakonshme te Asamblese se Pergjithshme eshte bere ne perputhje me ligjin dhe me statutin e shoqates.

Qellimi i kerkeses per mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme eshte per mbrojtjen e interesave te Shoqates se Bashkive te Republikes se Shqiperise gjate perfaqesimit te saj ne Gjykaten Kushtetuese ne lidhje me zgjedhjet vendore te dates 30 qershor 2019.

Per arsyet e mesiperme ju njoftojme se:

Mbledhja e Komitetit Drejtuese se do te zhvillohet ne daten 08 qershor 2021, ne oren 10:30, ne Lezhe, ku do te merret ne shqyrtim kerkesa e sipercituar.

Pjesemarrja eshte shume e rendesishme dhe duhet te merrni pjese me patjeter. Duke ju falenderuar per mirekup

 

Lezhë, më 02 Qershor2021

 

 

THIRRJE

për

“Mbledhjen e Komitetit Drejtues për shqyrtimin e kërkesës së anëtarsisë për mbledhjen e Jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës të Bashkive të

Shqipërisë”, datë 08/06/2021, ora 10:30, në Lezhë.

 

Drejtuar:                    Anëtarëve të Komitet Drejtues të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë

 

Për dijeni të:               Z. Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv

 

Të nderuar Anëtarë të komitetit drejtues të shoqatës së Bashkive të Shqipërisë,

 

Bazuar në kërkesën e parashtruar për mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme, me qëllim mbrojtjen e interesave të shoqatës së Bashkive të Shqipërisë gjatë përfaqësimit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, si dhe referuar nenit 12, 13 të statutit të shoqatës, ju bëjmë me dije se:

 

Në datën 08/06/2021, në orën 10:30, do të zhvillohet mbledhja e Komitetit Drejtues, me rendin e ditës si më poshtë:

 

  1. Shqyrtimi i kërkesës së anëtarësisë për mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë të përgjithshme të shoqatës
  2. Çështje të tjera për diskutim

 

Komiteti Drejtues i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë

 

Tiranë, më 31, 05, 2021

 

KËRKESË

 

Drejtuar:            Komitetit Drejtues së SHBSH-së i përbëre nga:

 

  1. Znj. Voltana Ademi, përfaqësuese e Bashkisë Shkodër
  2. Z. Qerim Ismailaj, përfaqësues i Bashkisë Mallakastër
  3. Z. Eduart Duro, përfaqësues i Bashkisë së Devollit
  4. Z. Safet Gjici, përfaqësues i Bashkisë Kukës
  5. Z.Pjerin Ndreu, përfaqësues i Bashkisë Lezhë
  6. Z. Pëllumb Binaj përfaqësues i Bashkisë Selenicë
  7. Znj. Alma Hoxha përfaqësuese e Bashkisë Përmet
  8. Z. Rexh Biberaj përfaqësues i Bashkisë Tropojë
  9. Z. Ilir Xhakolli përfaqësues i Bashkisë Pogradec
  10. Z. Agron Malaj përfaqësues i Bashkisë Mat
  11. Z. Ilmi Hoxha përfaqësues i Bashkisë Klos
  12. Z. Mark Babani përfaqësues i Bashkisë Vau Dejës
  13. Z. Rakip Suli përfaqësuee i Bashkisë Kamëz
  14. Z. Dhimitraq Toli përfaqësues i Bashkisë Drropull
  15. Z. Gentian Picari përfaqësues i Bashkisë Vorë

 

Për dijeni të:               Z. Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv

 

Lënda:                  Kërkesë për mbledhje të jashtëzakonshme të asamblesë së përgjithshme Të nderuar Anëtarë të Komitetit Drejtues,

Sot, më datë 31/ 05 / 2021 në cilësinë e anëtarëve të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë:

 

  1. Bashkia Mat përfaqësuar nga Z.Agron Malaj, lindur më 16.08.1980 në Burrel dhe banues në Tiranë, identifikuar nga numri personal I00816077K, Kryetar i Bashkisë Mat
  2. Bashkia Klos përfaqësuar nga Z. Ilmi Hoxha, lindur më 05.09.1971 në Plezhë, Klos dhe banues në Pleshë, Klos, identifikuar me numrin personal nr.H10905060K Kryetar i Bashkisë Klos
  3. Bashkia Përmet përfaqësuar nga Znj. Alma Hoxha, lindur më 26.05.1972 në Këlcyrë, Përmet dhe banues në Përmet, identifikuar me numrin personal nr.H25526079J Kryetare e Bashkisë Përmet
  4. Bashkia Drropull përfaqësuar nga Z. Dhimitraq Toli, lindur më 27.05.1979 në Gjirokastër dhe banues në Drropull, identifikuar me numrin personal nr.H90527027G Kryetar i Bashkisë Drropull

 

  1. Bashkia Pogradec përfaqësuar nga Z. Ilir Xhakolli, lindur më 25.09.1962 në Pogradec dhe banues në Pogradec, identifikuar me numrin personal nr.G20925210Q Kryetar i Bashkisë Pogradec
  2. Bashkia Kukës përfaqësuar nga Z. Safet Gjici, lindur më 30.04.1972 në Bushtricë, Kukës dhe banues në Tiranë, identifikuar me numrin personal nr.H20430053A Kryetar i Bashkisë Kukës
  3. Bashkia Tropojë përfaqësuar nga Z. Rexhë Byberi, lindur më 31.03.1959 në Shoshan dhe banues në B.Curri, identifikuar me numrin personal nr.E90331078O Kryetar i Bashkisë Tropojë
  4. Bashkia Lezhë përfaqësuar nga Z. Pjerin Ndreu, lindur më 12.12.1966 në Qafë Mali, Pukë dhe banues në Lezhë, identifikuar me numrin personal nr.G61212034S Kryetar i Bashkisë Lezhë
  5. Bashkia Vau Dejes përfaqësuar nga Z. Mark Babani, lindur më 08.01.1967 në Shkodër dhe banues në Vau Dejës, identifikuar me numrin personal nr.G70108124Q Kryetar i Bashkisë Vau Dejës
  6. Bashkia Kamëz përfaqësuar nga Z. Rakip Suli, lindur më 22.09.1965 në Dibër dhe banues në Tiranë, identifikuar me numrin personal nr.G50922075O Kryetar i Bashkisë Kamëz
  7. Bashkia Vorë përfaqësuar nga Z. Gentian Picari, lindur më 27.12.1990 në Tiranë, dhe banues në Tiranë, identifikuar me numrin personal nr.J01227078M Kryetar i Bashkisë Vorë
  8. Bashkia Selenicë përfaqësuar nga Z. Pëllumb Binaj, lindur më 13.04.1955 në Vlorë dhe banues në Vlorë, identifikuar me numrin personal nr.F50413115C Kryetar i Bashkisë Selenicë
  9. Bashkia Devoll përfaqësuar nga Eduard Duro, lindur më 14.02.1976 në Çetë, Devoll dhe banues në Devoll, identifikuar me numrin personal nr.H60214172Ë , Kryetar i Bashkisë Devoll
  10. Bashkia Mallakastër përfaqësuar nga Qerim Ismailaj, lindur më 17.05.1974 në Corrush dhe banues në Mallakstër, identifikuar me numrin personal nr.H40517099Q Kryetar i Bashkisë Mallakastër.

 

Mbështetur në Statutin e Shoqatës, përkatësisht në Nenin 12, Nenin 13 dhe në Nenin 14 si dhe në situatën aktuale në të cilën gjendet shoqata ku:

 

– Më datë 23 Qershor 2021, ora 1000 është vendosur të zhvillohet seanca gjyqësore pranë Gjykatës Kushetuese të Republikës së Shqipërisë, me subjekt kërkues Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”.

 

Si dhe, mandati i përfaqësimit 4-vjeçar i kryetares së shoqatës Z. Voltana Ademi ka përfunduar e si rrjedhojë përfaqësimi i shoqatës nga Kryetarja Z. Voltana Ademi nuk është

 

më legjitim, me qëllim mbrojtjen e interesave të shoqatës së Bashkive të Shqipërisë gjatë përfaqësimit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë,

 

kërkojmë mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë se Përgjithshme, me rendin e ditës:

 

  1. Zgjedhja e Kryesisë së re të Shoqatës
  2. Zgjedhja e organeve të tjera drejtuese të Shoqatës
  3. Çështje të tjera për diskutim