Ngjarje tragjike në Tiranë, mbyten në liqenin e Prushit dy të mitur 11 dhe 13 vjeç, polumbarët e RENEA-s drejt vendngjarjes

59
Sigal

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku dy të mitur janë mbytur në liqenin e Prushit.

Policia njofton se të miturit janë të moshave 11 dhe 13 vjeç, ndërsa polumbarët e RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur gjetjen e trupave të tyre.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.