Tetori Rozë: Disa informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit

91
Sigal

Tetori është muaji në të cilin njerëzit, institucionet, OJQ-të, kompanitë dhe njerëzit angazhohen në fushata përndërgjegjësimin për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në vijim të këtij artikulli, do të gjeni një përmbledhje me informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit.

Faktorët që rrisin mundësitë për t’u prekur nga kanceri i gjirit

– fillimi i hershëm i menstruacioneve;
– shtatzënitë në moshë të madhe;
– mbipesha pas menopauzës;
– konsumimi i alkoolit dhe duhanit;
– mungesa e aktivitetit fizik;
– gjenetika (nëse ka patur paraardhës të prekur nga kjo sëmundje);
– mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë;
– marrja e kontraceptivëve nga goja  e pakontrolluar nga mjeku.

Shenjat e hershme

– ndryshimet në formën e thithës
– dhimbja e gjirit nuk largohet pas periodave
– një gungë nuk largohet pas periodave
– ka rrjedhje nga thithat, një lëng që mund të jetë i tejdukshëm, i kuq, kaf ose i verdhë
– skuqje e pashpjegueshme, ënjëjte, acarim ose kruajtje e lëkurës
– ënjtje ose gungë rreth klavikulës ose nën krah

Shenjat e mëvonshme

– tërheqje e thithës
– zmadhim i njërit gji
– zbehje e sipërfaqes së gjirit
– zmadhim të gungave
– një ndjesi si lëvozhgë portokalli në lëkurë
– mungesë oreksi
– humbje peshe
– nyje limfatike të zgjeruara në sqetull
– vena të dukshme në gji

Kanceri i gjirit te burrat

Kanceri i gjirit nuk lidhet zakonisht me burrat, por mund të ndodhë në raste të rralla në çdo moshë, edhe pse është më i zakonshëm te burrat e moshuar. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se burrat kanë gjithashtu ind gjiri dhe qelizat e këtij indi mund të pësojnë ndryshime kanceroze. Simptomat janë:

– trashje e indit të gjirit
– rrjedhje nga gjiri
– skuqje ose acarim i thithës
– thithë e tërhequr
– skuqje e pashpjegueshme, ënjtje, acarim dhe kruajtje e lëkurës

Ushqimet që nuk këshillohen që të konsumohen

Ushqimet që nuk duhen konsumuar në mënyrë që të parandalohet sëmundja ose të mos shfaqet për herë të dytë:

– ushqimet e skuqura
– sheqeri i bardhë
– mishi i kuq
– kripa
– ushqimet e konservuara
– sallami
– çerealet
– alkool

Si zbulohet

1. Vetëkontrolli mujor i gjirit, i cili rekomandohet një herë në muaj duke filluar nga mosha 20 vjeç. Pas menstruacioneve, bëhen lëvizje rrotulluese me dorë duke kontrolluar gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullave.

2. Ekzaminimi klinik, kontrolli përmes personelit mjekësor, që këshillohet 1 herë në vit.

3. Mamografia, që duhet kryer me patjetër nga moshat 35-40 vjeç të paktën një herë në dy vite, kap kancerin në faza shumë të hershme. Këshillohet të kryhet kur gjinjtë nuk janë të fryrë dhe nuk dhembin.