Tërmeti trondit sërish Korçën, duke shkundur edhe papërgjegjshmërinë e ministres Olta Xhaçka

628
Sigal

Sërish para disa minutash një tërmet tjetër tronditi rrethin e Korçës. Më parë një tjetë tërmet i fuqishëm 5 ballësh “shkundi” rrethinat  e Selanikut, duke dëshmuar se në këtë peng të Ballkanit, nga Korça deri në Selanik  ndoshta shtrihet një pllakë tektonike e përbashkët dhe kjo zonë është qartësisht sizmologjike. Çdo tërmet që ndodh në rrethinat e Selanikut, e më gjerë, në Greqi, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri, sepse ndodhemi mbi të njëjtat pllaka tektonike të Tokës dhe jemi një zonë sizmologjike me frekuencë të lartë. Sizmologët grekë kanë paralajmëruar se së afërmi pritet të ndodhë një tërmet shumë i fuqishëm, që ata e kanë quajtur edhe “Apokalipiko”, dhe ka vënë në lëvizje të gjithë, me shqetësimin se mund të ketë pasoja të mëdha materiale dhe njerëzore. Është e vërtetë, që tërmetet nuk mund të  parashikohen në datë dhe orën kur mund të ndodhin, por me përparimin e teknologjisë dhe njohurive teorike, sizmologët grekë mund të përcaktojnë afërsisht kohën dhe përafërsisht edhe vendndodhjen. Jo më kot, ditët e fundit Presidenti i Republikës ngriti alarmin dhe bëri apel Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, madje duke shprehur edhe gadishmërinë që të mblidhet urgjentisht edhe Këshilli Kombëtar i Sigurimit. Mirëpo ministrja e Mbrojtjes Xhaçka sot, thua se është eksperte e sizmologjisë, deklaroi se asgjë nuk do të ndodhë, dhe çdo parashikim është shprehje e panikut. Mirëpo, tërmeti i Selanikut dhe sërish edhe tërmeti që u ndje edhe në Korçë përpara disa minutash, jo vetëm përgënjeshtrojnë papërgjegjshërinë e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, por ka ngjallur edhe më shumë frikë, e shqetësim tek banorët e Korçës, të cilët akoma nuk e kanë marrë veten nga tërmeti i paradisa javësh, madje akoma qeveria po vonon të konkretizojë premtimet e bëra për ndihmë.