Tërmet në mëngjes, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

380
Sigal

Ka nisur me lëkundje tërmeti mëngjesi i sotëm në vend.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, goditja ka qenë me magnitudë 3.9 dhe ka pasur epiqendër Korçën.

Sipas IGJEUM, lëkundja është regjistruar në orën 04:23, të këtij mëngjesi të ditës së parë të muajit korrik.

Epiqendra ka qenë dhjetë kilometër në Jugperëndim të Vithkuqit, të Korçës në një thellësi 17 kilometër.