Tërmet 6.9 ballë në Panama, nuk ka alarm për cunami

202
Sigal

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet ujore të Panamasë.

Mediat e huaja shkruajnë se tërmeti me magnitutë 6.9 ballë të shkallës rihter, është regjistruar në kufi me Kosta Rikën, e deri më tani nuk ka raportime të lënduar apo dëme material.

Sipas mediave të huaja Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) tha se tërmeti kishte një fuqi 6.9 të shkallës Rihter dhe goditi në një thellësi prej 2 km (1.2 milje) rreth 321 km (200 milje) në juglindje të kryeqytetit të Kosta Rikës, San Jose.

Siç thuhet më tej, zakonisht, tërmetet e asaj fuqie mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

“Për sa i përket tërmetit që kemi ndjerë në pothuajse të gjithë vendin, ne raportojmë se nuk kemi dëmtime në infrastrukturën publike ose lëndime”, tha Alexander Solis, kreu i Komisionit Kombëtar të Emergjencave të Kosta Rikës.