Skafi me 6 persona rrezikoi mbytjen në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun, ndërhyn roja bregdetare

226
Sigal

Gjashtë turistë janë shpëtuar mesditën e sotme në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun.

Mjeti lundrues tip skaf me të cilin po udhëtonin gjashtë turistët kishte pësuar defekt duke u bllokuar në shpellë.

Me ndërhyrjen e policisë kufitare dhe rojes bregdetare është bërë i mundur shpëtimi i tyre dhe shoqërimi deri në breg.