Ekspertiza për 26-vjeçaren greke: I dashuri e rrahu, e tërhoqi zvarrë dhe e hodhi në det

179
Sigal

E rrahu dhe e tërhoqi zvarrë te shkëmbinjtë për ta hedhur në det.

Ky është përfundimi i raportit mjeko-ligjor për 26-vjeçaren Garyfallia e cila u vra nga i dashuri në Folegandros të Greqisë.

Sipas raportit, 30-vjeçari pasi e rrahu, e tërhoqi zvarrë derisa e hodhi në det, ku e reja humbi jetën nga mbytja.

Sipas gjetjeve të ekzaminimit të shërbimit mjeko-ligjor të Pireut, i kryesuar nga eksperti mjekësor Elias Bogioka, trupi i pajetë i Garyfallia, i cili u tërhoq nga deti nga zyrtarët e portit, kishte të nxira nga grushti në syrin e djathtë, kishte gërvishtjet në anën e djathtë, mbrapa, si dhe një plagë 4-5 cm në anën e djathtë të kokës së saj. Një traumë që kërkon hetim të mëtejshëm.

Gjithashtu, nga goditjet në shkëmbinj, kafka e saj është çarë. Të gjitha goditjet, por edhe zvarritjet në shkëmbinj janë bërë n dirsa Garyfallia ishte gjallë, sipas ekzaminimit mjeko-ligjor.

Shumë ujë deti u gjet në laring dhe mushkëri, ndërsa gjithashtu tregoi shenja të mavijosjeve në gjirin e djathtë.

Autori e hodhi atë në det, ndërsa vdekja erdhi si pasojë e mbytjes.