Tentoi të vrasë me thikë, vlonjati kapet pas 2 javësh arrati

504
Sigal

Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Ngjarje e ndodhur më 6 tetor.

A. R., 46 vjeç, banues në Vlorë më datë 06.10.2019, në një lokal të lagjes “Partizani”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. R. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) duke plagosur rëndë shtetasin G. Ll., 46 vjeç, me banim në Vlorë.

Menjëherë në vijim të kësaj ngjarjeje është arrestuar në kushtet e flagrancës pronari i lokalit, i cili nuk ka bërë kallëzim pranë organeve të policisë dhe ka prishur gjithashtu edhe provat në vendngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit A. R. për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.