Eurodeputetja franceze: Si mund të hapim negociatat me Shqipërinë?! E keni seriozisht?!

499
Sigal

Eurodeputetja franceze Nathalie Loiseau në një prononcim për “Euractiv.com” u shpreh e habitur se si mund të hapen negociatat me Shqipërinë në një kohë kur kërkesat për azil të shqiptarëve në Francë janë rritur në mënyrë të frikshme.

“Mijëra shqiptarë vijnë në Francë dhe kërkojnë azil. Si mund të hapim negociatat me Shqipërinë? E keni seriozisht? Shqiptarët shkojnë në Francë pa vizë dhe më pas aplikojnë për statusin e refugjatit”, është shprehur ajo.