Tentoi të shtypë policët e doganës, i kërkuari ia mbath arave sapo shikon policinë

581
Sigal

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korçës. Personi i arrestuar është Jurgen Memini, i cili u pikas mesditën e sotme nga Policia me një automjet në dalje të qytetit, afër fshatit Bulgarec.

Megjithë sinjalizimin e Policisë, Memini nuk ka ndaluar por ka dalë nga makina për të vrapuar më pas drejt tokave të fshatit.

Kapja e tij u mundësua pas disa minutash ku edhe u arrestua menjëherë.

Memini ishte në kërkim pasi në vitin 2016 tentoi të shtypë policët e doganës së Kapshticës, pasi u kap me drogë, ku më pas edhe u arratis.