Lista e lojtarëve të Barçës për ndeshjen me Levanten, ‘ylli’ i skuadrës mbetet jashtë

333
Sigal

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar në ndeshjen kundër Levantes.

Ousmane Dembele, M. Wague dhe Alena janë lënë jashtë për ndeshjen e së shtunës, ndërsa Samuel Umtiti vazhdon të jetë i dëmtuar.

19 futbollistët e ftuar nga Barça:

Ter Stegen, N. Semedo, Piqué, I. Rakitic, Sergio, Todibo, Arthur, Suarez, Messi, Neto, Lenglet, Griezmann, Jordi Alba, S. Roberto, F. De Jong, Vidal, Junior, C. Pérez dhe Ansu Fati.

Kujtojmë që Barça luan të shtunën në orën 16:00 me Levanten e vlefshme për javën e 11-të në La Liga, pak ditë para sfidës me Sllavja Pragës në Champions League.