Tentoi të kalonte kufirin në Kapshticë me 41 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 34-vjeçari

121
Sigal

Policia Kufitare në Kapshticë ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash dhe ka proceduar penalisht poseduesin që nuk i deklaroi.

Sipas burimeve zyrtare janë sekuestruar 41 250 euro dhe 41 500 lekë të rinj, si dhe është proceduar  penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një automjet kamion me drejtues shtetasin O. P. dhe pasagjer shtetasin K. H., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet shuma e parave, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.