Tenderi i Bashkisë Kukës / 41 milion lekë për zgjatimin e shëtitores

388
Sigal

Bashkia Kukës ka shpallur një tender me fond 41.6 milionë lekë, në Agjencinë e Prokurimit Publik. Projekti i shpallur konsiston në rikualifikimin dhe zgjatimin e Shëtitores “Pallati i Kulturës – Turizmi i Ri”.

“Gjendja e këtij segmenti rrugor është tejet e amortizuar dhe jashtë çdolloj standardi. Nga pamundësia e fondeve kjo rrugë nuk është mirëmbajtur dhe ka degraduar në gjendjen më të amortizuar e jashtë çdo standardi urban” shkruhet në detajet e dokumentacionit bashkangjitur tenderit.

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri në 25 janar 2021.