Përplasi për vdekje të moshuarin, përfundon në pranga 55-vjeçari në Fier

14
Sigal

Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, pasi mbrëmjen e kaluar ai përplasi për vdekje të moshuarin H. S. në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.

Raportohet se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar 85-vjeçarin, shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Fier.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.