Shpërblimet e fundvitit / Ja sa përfitojnë efektivët e policisë

386
Sigal

Pas 11 muajsh vonesa, efektivëve të forcave speciale RENEA dhe FNSH në Policinë e Shtetit, të cilëve rrezikonin t’u mbaronte afati në fund të dhjetorit, kanë marrë dietat e prapambetura.

Vlera e këtyre dietave arrin deri në 300 mijë lekë të reja për çdo efektivë. Krahas kësaj pritet t’u kalohet nga Departamenti i Financës edhe shpërblimi prej 25 mijë lëkë të reja për shkak të angazhimit që kanë patur përgjatë muajve të fundit, jo vetëm me trazirat e protestave por edhe në menaxhimin e pandemisë.

Burime nga Policia e Shtetit ndërkohë bëjnë me dije se shpërblim pritet të marrin edhe efektivët e tjerë të forcave policore Shqiponja apo ata të Rendit. Burimet saktësojnë se vlera e shpërblimit për këto kategori do të jetë në varësi të buxhetit që kanë në dispozicion komisariate të ndryshme, ndërsa mund të ndryshoj nga një komisariat në tjetrin.

Efektivët e Policisë së Shtetit përgjatë vitit 2020 janë përballur me situata të vështira të angazhimit në terren për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërsa përveç orareve shtesë për përballimin e situatës, jo pak prej tyre janë infektuar dhe si pasojë kanë humbur edhe jetën nga virusi.

Si shkak i infektimit një numër i konsiderueshëm janë karantinuar, çfarë ka sjell mungesa në kryerjen e shërbimeve. Për këtë arsye, zgjidhja është gjetur me zgjerimin e orareve të punës për punonjësit e tjerë të policisë, nga tetë në 12 orë.