Kryebashkiaku Benet Beci është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion, por vazhdon manipulimin e tenderave të Bashkisë Shkodër. Sidomos kur bëhet fjalë për fonde të mëdha, Beci i skualifikon konkurrentët dhe i ccon paratë me porosi tek klienti i favorizuar. Kështu është vepruar me tenderin për rikonstruksionin e një shkolle. Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksion dhe ndërtim palestre shkolla e hapur “Ismail Qemali”, me fond limit 249 838 513,00 lekë pa TVSH. Procedura është mbajtur më 29 shtator 2025 dhe kanë marrë pjesë 17 operatorë konkurrues, por komisioni i vlerësimit e ka kthyer në farsë duke favorizuar kompaninë e Shpresa Nikës nga Shkodra. Për shkeljet e kryera, Open Data Albania e ka klasifikuar procedurën me përshkrimin: Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvecc fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët. Tenderi është shënuar me “Flamur të kuq”, që është sinjali i riskut të korrupsionit.

Tender fiktiv, ku fiton oferta më e lartë
Operator ekonomik kontraktues NIKA SHPK – MANE/S SHPK përfaqësuar nga znj. Shpresa Nika ka bërë ofertën 157,829,210.80 lekë pa tvsh. Por kishte oferta të tjera më ekonomike, të cilat u skualifikuan.Sjellim si shembull ofertën e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Progres Shkodra” shpk, “SHIJAKU” shpk dhe “BEAN” shpk, e cila ka propozuar vlerën 156,625,543 lekë pa tvsh. Skualifikimi i saj është bërë pa të drejtë: për certifikatën e saldatorit e cila në fakt është paraqitur në dokumentet e tenderit.Nga ana tjetër, duhet përmendur se një pjesë e kompanive që marrin pjesë me oferta më të larta në këtë tender, janë partnerë të Shpresa Nikës dhe së bashku kanë fituar tendera në bashkëpunim të tipit BOE. Kështu, kompania “STËRKAJ” shpk dhe “NIKA” shpk kanë fituar së bashku tenderin “Rehabilitimi i Digës Rezervuarit Pukë-Bashkia Pukë” më 14 janar 2020.Në këtë rast “STËRKAJ” futet në tender me një ofertë më të lartë, që nuk e rrezikon pozitën e Nikës. Po kështu, ka vepruar edhe “Ndërtuesi 2014” shpk, i cili ka qenë më parë në marrëveshje me Nikën në disa tendera. Në 13 tetor 2023, së bashku kanë fituar tenderin “Ura lidhëse për fshatrat Vermosh-Velan-Velipojë” me kontratë me vlerën 71 288 673 lekë. Në 21 tetor 2019, me Drejtorinë e Spitalit Rajonal Shkodër, dy kompanitë firmosën kontratën me objekt “Shërbim i impianistikës” me vlerë 4 496 261,00 lekë pa TVSH. Më 14 dhjetor 2022, dy kompanitë kanë pasur marrëveshje për tenderin “Ndërhyrja për shmangien e përmbytjeve dhe erozionit në Bashkinë Korçë” me fond limit 51 100 215,00 lekë pa TVSH.
Në një raport auditimi KLSH fakton se kompania “Nika” shpk është kualifikuar një tender në shkelje të ligjit pa përmbushur kriteret. Në 28 dhjetor 2020, Gëzim Topçiu ka firmosur për kompaninë Nika shpk tenderin me objekt: Ndërtimi i Ujësjellësit Maçurisht-Plasë. Fondi limit i tenderit ishte 1.8 milionë euro, ndërsa oferta fituese rezulton 1.6 milionë euro.




















