Tender 609 milionë për riparim mense, 3 miliardë për veshët e bagëtive

627
Historia abuzive me tenderët vazhdon. Siç e ka denoncuar vazhdimisht “Telegraf” me fakte skandalesh konkrete, gjithë skenari i abuzimeve me tenderët, fshihet në një “skutë” shtetërore me emrin “Buletin Prokurimi Publik”, nëpërmjet të cilit kalojnë heshturazi çdo javë, miliarda lekë në formë njoftimesh për shpallje, procedura e fitues fondesh financiare publike për blerje dhe shërbime, financuar në adresim institucionesh e prej institucioneve të shtetit, fonde këto që përballohen nga të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe nga taksat që u mblidhen qytetarëve e bizneseve. Kjo “skutë” quhet “Buletini i Prokurimeve Publike”. Ky buletin zyrtar, organ publikimi i APP, sipas një investigimi të gazetës “Telegraf”, shpesh përdoret edhe për të fshehur, “përpunuar” e justifikuar krimet ekonomike-financiare, ligjore e administrative që bëhen me njoftimet e tenderëve, me anulimet e tyre, me vlerat fiktive të ofruara nga ofertuesit dhe subjektet private, si dhe me datat e garave e të shpalljes së fituesve, me synim për të zyrtarizuar pazaret që bëhen me tenderët. Por ka edhe një element tjetër, që maskohet në “Buletinin e Prokurimeve Publike”. Eshtë fjala për shpallje tenderësh, nëpërmjet të cilëve justifikohen miliardat që harxhohen nga taksat e shqiptarëve për shërbime, blerje, investime shpenzime absurde, deri në zhvatje fondesh me “letra zyrtare”. Sot po publikojmë vetëm 6 raste tenderësh absurd me fondet publikë, të shpallur në “Buletinin e prokurimeve Publike” Nr. 32, datë 15 gusht 2016…
Kodheli, tender 609 milionë lekë për riparimin e mensës dhe klasës mësimore të Farkës
Financat publike që quhen buxhet i shtetit, por që në fakt janë taksa e larta të vendosura nga shtetit e që paguhen nga shqiptarët, po përfundojnë përditë në pazare tenderësh që bëhen “qesim”, me fonde limit të lartë, me klientelizëm dhe që shpesh, shumica e tyre përfundojnë pa kryer as 40% të punimeve e shërbimeve që përcaktojnë projektet. Këto tendera piketohen, sajohen e bëhen duke u justifikuar me shpenzime për riparime, ndërtime, shërbime, bileta avioni, dieta ushqimore, uniforma pune, kancelari, mobilim zyrash, blerje makinash e deri blerje gomash makine, apo kova pastrimi, që edhe këto, siç rezulton blihen duke kaluar nëpër tendera fiktivë me çmime deri 10 e 20 herë më të shtrenjta se në tregun e lirë të pakicës. Rekordin për tendera të tillë e mbajnë Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes, të cilat jo rastësisht “përlajnë” fondet më të mëdha nga buxheti i shtetit për blerje, investime, ushqime, pajisje, makineri, veshmbathje e shërbime të cilat i shpenzojnë nëpërmjet tenderave deri me përmbajtje absurde, për shërbime absurde që mund të bëhen me “qindarka”, por që faktikisht planifikohen e finalizohen në fonde miliona dhe miliarda lekë! Një tender i tillë absurd është shpallur dje nga Ministria e Mbrojtjes, publikuar në “Buletinin e Prokurimeve Publike” Nr. 32, datë 15 gusht 2016. Eshtë fjala për një tender me objekt riparime mjedisesh në Bazën Ajrore të Farkës në Tiranë. Konkretisht, nuk bëhet fjalë për ndërtim të ri, por për rikonstruksion klase mësimore dhe të mensës së pilotëve. Vlera e këtij tenderi shkon në 609 milionë lekë me gjithë taksën 20% TVSH. 
Objekti i kontratës

“Rikonstruksion mense dhe ngrehinë pilotësh (klasat) në Bazën Ajrore, Farkë”, ndarë në dy lote si më poshtë: 
Loti i I: “Rikonstruksion ngrehinë pilotësh (klasat), në Bazën Ajrore Farkë”, me fond limit 43,178,801 (dyzet e tre milionë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e një) lekë pa t.v.sh. 
Loti i II: “Rikonstruksion i mensës së pilotëve në Bazën Ajrore, Farkë”, me fond limit 9,824,170 (nëntë milionë e tetëqind e njëzet e katër mijë e njëqind e shtatëdhjetë) lekë pa t.v.sh. 
4. Fondi limit total: 53,002,971 (pesëdhjetë e tre milionë e dymijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e një) lekë pa t.v.sh., vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat jashtë limitit, që krijohen nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes nga procesi i çmilitarizimit të municioneve të tepërta. 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: në muaj 2,5ose ditë 75 (shtatëdhjetë e pesë). 
6. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: data 05/09/2016, ora:12:00.
7. Ofertat e dorëzuara në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të APP-së, do të hapen në Ministrinë e Mbrojtjes, në zyrën e Ankandeve dhe Prokurimeve.
————————————-

Tender 2 miliardë lekë për etiketat e veshëve të derrave
1. Autoriteti kontraktor: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Lloji i proçedurës së prokurimit: Procedurë e Hapur elektronike. 
Objekti i prokurimit:“Blerje matrikuj për matrikullimin e kafshëve (gjedhë, të imta dhe derra)” 
Fondi limit (nqs ka lote, i ndare sipas loteve): 83.333.333 (tetëdhjetë e tre milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë pa TVSH 
Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit për vitin 2016. Afati për lëvrimit të mallit: 45 (dyzet e pesë) ditë kalendarike duke filluar nga momenti i nënshkrimit të kontratës. 
Data e zhvillimit të tenderit: 31/08/2016 Ora: 10:00 Vendi: Ne faqen zyrtare te APP – se, www.app.gov.al Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve: 31/08/2016 Ora: 10:00 
2. Autoriteti kontraktor: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Lloji i procedurës së prokurimit: Procedurë e Hapur me mjete elektronike. 
Objekti i prokurimit : “Blerje matrikuj për matrikullimin e kafshëve të reja për mbarështrim, majmëri dhe mish për llojet gjedhë, të imta dhe derra” Fondi limit (nqs ka lote i ndare sipas loteve): 83.333.261 (tetëdhjetë e tre milion e treqind e tridhjetë e tre mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një) lekë pa TVSH.
Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit për vitin 2016. 
Afati për lëvrimit të mallit: 60 (gjashtëdhjetë) ditë kalendarike, duke filluar nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Data e zhvillimit të tenderit: 05/09/2016 Ora: 12:00 
Tender 1 miliardë lekë për luftën kundër minjve të arave 
Autoriteti kontraktor: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Lloji i proçedurës së prokurimit: Procedure e hapur me mjete elektronike. 
Objekti i prokurimit: “Shpenzime mbrojtje bimësh & luftimi i parazitëve në bujqësi, Luftimi i Miut të Arave”. 
Fondi limit (nqs ka lote i ndare sipas loteve) : 83 333 333 (tetëdhjetë e tre milion e treqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë pa TVSH. 
Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit për vitin 2016 (shërbim). Afati për kryerjen e shërbimit: Afati 70 (shtatëdhjetë) ditë kalendarike, i cili fillon nga data e nënshkrimit të kontratës. Data e zhvillimit të tenderit: 05/09/2016 Ora: 14:00 
Tender 284 milionë për 7 ditë ruajtje mallrash
Autoriteti kontraktor: Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te 
Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Ruajtja fizike e pasurive me shërbim 24 ore/7 dite 4. Fondi limit: 28.413.659 (njëzetë e tetë milionë, katërqind e trembëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë. 
Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 24 muaj 
Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 29.08.2016
Sigal