Temperatura deri në 41 gradë, parashikimi i motit për sot

185
Sigal

Edhe për ditën e sotme masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët.

Shërbimi meteorologjik ushtarak bën me dije se përgjatë relieveve malore në lindje të vendit do të ketë vranësira të pakta kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 24/38 Diell

Kukës 22/37 Diell re

Lezhë 22/38 Diell

Dibër 20/36 Diell re

Durrës 24/38 Diell

Tiranë 26/40 Diell

Elbasan 25/41 Diell

Berat 22/41 Diell

Vlorë 24/38 Diell

Korçë 20/35 Diell re

Gjirokastër 20/40 Diell

Sarandë 22/35 Diell.