Të varfërit e vërtetë dhe të “varfërit rilindas”

369
Sigal

Erioni me çetën e tij dhe kryetarë bashkishë në qytete të tjera japin ndihma edhe për shou, edhe për t’u marrë me disa qese votat, kur t’u duhen përsëri, aty nga qershori 2021. Mesazhi është i nënkuptueshëm: po ju japim për sot dhe e shumta për 4 ditë një qese me ushqime, na jepni për 4 vjet të tjerë votat dhe pushtetin!

 Nga Xhevat Mustafa

 Prej më se 1 shekulli jemi ndër më të varfërit në Evropë si vend dhe si popull. Këtë vend në klasifikimin evropian për nga niveli i zhvillimit dhe i nivelit të jetesës “e kemi me merita të padiskutueshme”. E kemi ruajtur me thonj e me dhëmbë edhe sot e kësaj dite, pas më shumë se 75 vitesh qeverisjesh komunisto-socialiste, duke i futur në këtë thes edhe qeveritë gjysmë apo çerek të djathta, më 1992-1997 dhe 2005-2013. Përmasat e ndryshme të varfërisë tradicionale shqiptare shkaktojnë edhe gjykime të ndryshme dhe debate allashqiptare mbi atë. Ata që janë saktësisht dhe plotësisht të varfër, që nuk mund ta mbulojnë lakuriqësinë e varfërisë, as me batanie të vjetra, me qese, maska, gjethe fiku, lëkura bananesh, si dhe ata që ua njohin, qajnë dhe përpiqen t’ua zbusin me aksione humanitare, kanë informacione të sakta jo vetëm për përmasat dhe shifrat, por edhe mbi dramat, tragjeditë dhe viktimat e panumurta të saj. Në të kundërtën, me metrin dhe peshoren “farmaceutike” të “rilindjes” dhe të qeverisë së saj, duke mos llogaritur qëllimisht ushtrinë rreth 350 mijë vetëshe të ikur në emigracion nëpër botë gjatë këtyre 7 viteve,  niveli i varfërisë del goxha “më i pakët” se sa ai i opozitës dhe shoqërisë civile. Duke “pandehur” se rritja e mirëqenies së përgjithshme shprehet në rritjen e përfitimeve të tyre shumëformëshe, në mbushjen gjithnjë e më shumë të kuletave, kasafortave, sirtareve, frigoriferëve, barqeve të veta dhe të fëmijve të tyre, duke mos e parë varfërinë masive edhe kur janë të rrethuar prej saj ose shkelin përditë e kudo mbi atë, i mbajnë iso “partisë dhe qeverisë së zemrës” për “suksese” edhe në këtë fushë, pra, edhe në drejtim të uljes së nivelit të varfërisë. Paradoksalisht, për plot shqiptarë të sotëm “rilindas”, që bëjnë indiferentin, të verbërin, të shurdhëtin, cinikun, në këto 7 vjet “të qeverisjes së tyre”, nuk mund të bëhet asnjë krahasim me varfërinë e kohës së “Poemës së mjerimit” të Migjenit. Kuptohet se duke përsëritur këtë përrallë 75 vjeçare fshehin merakosjen se po pranuan këtë ngjasim lihet shteg për të folur edhe për varfëri masive dhe karakteristike të kohës së Edi Ramës. Guxojnë të mendojnë dhe shprehen kështu edhe  pse shumica kanë shikim të fortë, edhe  pse në të vërtetë, për nga shifrat, treguesit, pamjet, përditshmëria nëpër rrugë, trotuare, përreth koshave të plehrave, varfëria e sotshme, masive dhe e kudoshtrirshme, na kujton me lemeri, dëshpërim dhe pesimizëm përmasat dhe përjetimet e varfërisë popullore dhe të emigracionit në vitet 1990-1992. Po i referohem vetëm disa të dhënave të freskëta. Sipas një deklarate të publikuar më 25 mars 2020, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT ), “në Shqipëri jetojnë të paktën 100,000 fëmijë, të cilët nuk e kanë të garantuar një vakt ushqimi në ditë. Sipas Bankës Botërore, në vendin tonë të paktën 14% e popullsisë, rreth 400 mijë vetë, jetojnë në varfëri absolute…”. Nëse do të kujtojmë se rreth 285 mijë familje, me 3-5 frymë, jetojnë në kushtet e varfërisë minimale, na del se mund të kemi një ushtri të varfërisë në rreth 1 milionë vetë ose në rreth 35% të popullisë aktuale të vendit. Natyrisht, varfëria nuk ështe krejt njësoj si në kohën e Migjenit. Sot edhe koshat e plehrave janë më të shumtë e më të “pasur” se në kohën e Migjenit dhe të Enverit…Gjithësesi, edhe në nivelin real që është, varfëria kaq masive dhe e ndjeshme në një vend si Shqipëria, me nëntokë shumë të pasur nga ZOTI, nuk mund t’u japë të drejtë qeverive të këtyre 29 viteve të gjasme pas komunizimit të justifikohen se nuk mund të bënin shumë më tepër për qytetarët, siç kanë bërë për pasurimin e vet individual dhe familjar. Sipas votuesve, adhuruesve apo tifozave të Edi Ramës, jo pak prej të cilëve lënë të kuptohet se kanë si parim “të jetë në pushtet edhe 75 vjet të tjerë partia jonë dhe të jemi ne, familjarisht të ngopur, të tjerët ngordhshin urie!”, sot, i varfër je, jo kur gjithë jetën nuk ke as kasolle e shtëpi i thënshin…As kur për ditë dhe gjithë jetën nuk ke për t’u ushqyer, veshur, mjekuar, jetuar, edhe si njeri përjetësisht i varfër…As kur shfrytëzohesh hapur, tinëzisht, pashpirtësisht për reklamë partiake dhe qeveritare, duke u lumturuar kur i puth duart kryeministrit, kryebashkiakut, deputetit, bamirësve, disa edhe me ambicje kryeministrore, duke qenë askush apo pak-kush, me cv, vlera, kontribute puplore për këtë post, për të cilin Shqipërisë, përmbytur nga kriza dhe varfëria, i duhen kryeministra personalitete nga fusha e ekonomi-financave dhe jo e historisë, fesë, bamirësisë……Apo, edhe më hapur e troç fare, duke u shitur e blerë, për një qese me një grusht ushqime, pa menduar fare se kështu, nëpërmjet ekraneve, po të nëpërkëmbin jo vetëm derën, fytyrën, por edhe dinjitetin. E keqja më e madhe mund të vijë nëse mendohet se nuk është kategorikisht e pamundur që në këto qese me ushqime, një pjesë e mallërave, mund të jenë të skaduara ose në ditët dhe orët e fundit të skadencës, ose të prodhuar edhe me grurë, tërshërë, elb, misër…,ardhur nga fushat e Ukrainës, edhe përreth Cernobilit, pra më shumë për lopë e qe, buaj e bullica, derra e dosa, kuaj e pela, gomarica e gomerë… Po kështu, nuk mund të kundërshtohet prerazi se me qeset e ndihmave mund të realizohet edhe zbrazja e magazinave dhe sirtarëve të supemerkatove të oligarkëve, duke u kursyer shpenzimet për groposje…Apo edhe më keq, mund t’u sjellin fitime të reja duke u ricikluar në prodhim dhe rikthyer në tregje me “data prodhimi e skadence të rinovuara”…Është lehtësisht e kuptueshme se Erioni me çetën e tij dhe kryetarë bashkishë në qytete të tjera japin ndihma edhe për shou, edhe për t’u marrë me disa qese votat, kur t’u duhen përsëri, aty nga qershori 2021.Mesazhi është i nënkuptueshëm: po ju japim për sot dhe e shumta për 4 ditë një qese me ushqime, na jepni për 4 vjet të tjerë votat dhe pushtetin! Pastaj, do të kujtohemi për ju pas 3-4 vitesh, kur të na duhen për 4 vjet të tjerë, domëthënë më 2025, votat e juaja…                                                                                                                                                                            Zhurmnaja apo maskarada me qeset e ndihmave ushqimore shprehin dhe dëshmojnë me fakte të përditshme dhe nëpër ekrane televizive se ka kohë që nga “rilindja” po bëhet biznes paraelektoral, intensifikuar ndjeshëm sidomos pas sebepeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe karantinës nga coronavirusi! Shteti ynë sikur ka”harruar” se nëse dëshiron vërtetë t’i ndihmojë familjet në nevojë dhe të mos vazhdojë të tregojë me vepra të pafundme varfëri shpirtërore, humanizmi, politike sociale…,ka edhe një rrugë tjetër. Mund t’i ndihmojë familjet e varfëra në kuadrin e një politike sociale të vërtetë e të sinqertë, me rritje të ndjeshme, deri në 100-200% të mbështetjes sociale, aktualisht në rreth 6.500 lekë ose 50 euro në muaj për familje; të shumicës së pensioneve, në rreth 15 000- 25.000 lekë ose 130- 200 euro në muaj; të pagave minimale në rreth 20.000-30.000 lekë ose rreth 200- 250 euro në muaj…Nuk duhet harruar se varfërinë shqiptare e mbajnë lart në këto nivele lemerisëse edhe çmimet e larta të shumicës së artikujve të ushqimit bazë dhe jetik. Në Shqipërinë e “rilindjes”, në krahasim me Shqipërinë 2013 si dhe me Gjermaninë, Francën, Italinë, Spanjën, Portugalinë, Greqinë, SHBA-në…këto janë rreth 50- 100% më të lartaNdryshe nga sa ndodh tek ne, politikë sociale e sinqertë, e vërtetë dhe jo thjeshtë e paturpësisht për vota bëhet dhe përjetohet në vende të Perëndimit Kapitalist.Pa bërë një listë të gjatë vendesh, po mjaftohem vetëm me SHBA-në. Atje ka filluar prej rreth 1 muaji marrja e mbështetjes financiare nga qeveria Trump me 1200$ për të rritur dhe 500$ për fëmijë…Domethënë, një familje me 4 frymë merr 3400$ në muaj. Duke “e shqipëruar”, për të marrë këto shuma nga qeveria Rama, të cilën “populli i majtë” e do “çmendurisht”, edhe më shumë se veten, fëmijët dhe Shqipërinë, ne pensionistëve shqiptarë, na duhen nja 20-30 vjet të ardhurat nga rritja e pensioneve më 1 prill 2020, me vlerën qesharake, 3-5 dollarë në muaj. Në të kundërtën, po të jesh vëllai, miku, mikesha, ministri, deputeti, kryebashkiaku i kryeministrit; babai apo vjehrri, biri e bija; nipi dhe mbesa, burri apo gruaja e një ministri, deputeti, kryebashkiaku, prefekti…“rilindas”, je edhe i pasur, je edhe ligj e Maliq; përmbytesh dhe marramendesh nga privilegje dhe përfitime…Janë aq të mëdha sa të duken fyese pakot bashkiake apo ministrore si dhe lekët, sa për bukë, gjizë, hudhra e kripë, që japin paketat qeveritare për dhjetra mijëra qytetarët e thjeshtë e të varfër, viktima të papunësisë prej koronavirusit …! Nga lart e poshtë, merr gjithçka që dëshiron dhe të pëlqen, që të rrit të ardhurat mujore, pagën, pensionin, depozitat bankare, pronat…Merr edhe pension të posaçëm dhe përfitime të tjera, kur i ke goxha të larta të ardhurat nga “lumenj mbi dhe nëntokësorë”. Zinxhiri i gjatë i përfitimeve për njerëzit e soit apo lloit “rilindas” vazhdon me një lehtësim të madh dënimi, deri “arrest shtëpiak me detyrim paraqitjeje” apo lirim të plotë, edhe kur je kapur me thesë dhe vetura “Toyota” me drogë e miliona euro; edhe kur ke plagosur e vrarë në mes të ditës me diell dhe në mes të qyteteve… Vetëkuptohet, ne të tjerët, që nuk jemi as “rilindas” dhe as me një fije peri lidhje farefisnie dhe miqësie me “Sulltanin” dhe “pashallarët”, duhet të presim dhe durojmë, sepse “nuk kemi parë gjë akoma…!” Domethënë, plot nga ne, pa përjashtuar edhe jo pak “të majtë”, i presin të tjera, edhe më të rënda, nëpërkëmbje, tallje, vuajtje, gjëma, nga të cilat, me shpresë tek ZOTI, mos ardhtë kurrë ajo ditë, kur mund të detyrohemi të mallkojmë edhe të shtrenjtat dhe të mjerat nëna!