DETAJE/ Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë

345
Sigal

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së COVID-19 në Shqipëri bëri me dije se deri tani janë konfirmuar 25 raste të reja me koronavirus, janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga 242 testime të kryera.

Në këtë mënyrë numri e të infektuarve është 609 nga 6017 teste që janë kryer në total.

Sot është dita e parë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri. Gjithashtu 18 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë numri i pacientëve që marrin shërbim në dy spitalet Covid është 40.

“Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 32 të shtruar ku 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar dhe 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë”, sqaroi Dr. Albana Fico.