Të shtunën, reshje intensive në gjithë vendin dhe shtrëngata

607
Sigal

Instituti i Gjoeshkencave njofton se sot pasdite, e premte, 19 janar 2018, priten reshje të dobëta në qarqet e veriut. Ndërsa nesër priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 1.000m mbi nivelin e detit.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 °C / 13 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 13 °C
në vendet malore: 2 °C / 6 °C.

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet. Nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.