Të shtënat me armë zjarri në Radhimë, zbardhet konflikti mes dy vëllezërve. Ja pse lindi sherri mes tyre

121
Sigal

Zbardhet konflikti që çoi në përdorimin e armës së zjarrit këtë të hënë në një nga plazhet e Radhimës.

Bëhet me dije se sherri ka ndodhur mes dy vëllezërve dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka shkrepur, fatmirësisht pa lënduar njeri.

Burimet thanë se dy vëllezërit janë zënë për çështjen e administrimit të plazhit, se cili nga të dy kishte të drejtën për të përfituar prej menaxhimit.

Sipas policisë konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën dhe njëri prej tyre ka shtënë në drejtim të vellait tjetër.

Pushuesit kanë qenë të shumtë në momentin e të shtënave dhe janë trembur, duke boshatisur plazhin.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.

Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.