Të shtënat në Radhimë, arrestohet autori

55
Sigal

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e Vlorës, ku në zonë e plazhit në Rradhimë mesditën e sotme pati të shtëna me armë zjarri.

Eduard Kondi dyshohet se ka qëlluar me armë 5 deri në 6 herë në drejtim të vëllait të tij, Beniamin Kondi, në parkingun e zonës së plazhit që ata administrojnë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Autori është arrestuar pak minuta më vonë nga Policia në një banesë në zonën e Lungomares.

Autori i ngjarjes është kthyer dje nga Anglia. Ai me vëllain e tij rapotohet se kanë pasur një tjetër debat ditën e djeshme.

Pritet marrja e dëshmive të dy vëllezërve.

Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë pushuesit janë larguar të frikësuar nga plazhi.

Dyshohet se konflikti mes vëllezërve erdhi pas konfliktit për administrimin e një plazhi.