Bie nga kati i dytë i pallatit, humb jetën 70 vjeçari në Durrës

128
Sigal

Një 70 vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit mesditën e sotme.

Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se i moshuari ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, pasi ka qenë nën efektet e alkoolit.

Njoftimi:

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 Durrës, dyshohet se nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi M. D., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.