Bllokohet mjeti me drogë në Igumenicë, pranga 26-vjeçarit shqiptar. Ku e kishte fshehur marijuanën

638
Policia greke ka sekuestruar sot një sasi droge që vinte nga Shqipëria, ndërsa në pranga ranë dy persona, një shqiptar dhe një grek.
Droga u gjet në një automjet në aksin Igumenicë-Selanik. Bëhet e ditur se mjeti po lëvizte drejt Selanikut, ndërkohë që në bagazhin e tij u gjetën 5 pako me 4 kg 330 gram marijuanë.
Sakaq, droga bëhet e ditur se ishte sjellë nga 26-vjeçari shqiptar, i cili e kishte kaluar ilegalisht kufirin e gjelber shqiptaro-grek. Po ashtu në makinë u sekuestruan gjithashtu 100 euro dhe 4 celularë.

droga
Sigal