Policia bën namin, gjobit dhjetra qytetarë që dolën sot nga shtëpitë (SHIFRAT)

414
Sigal

78 qytetarë që kanë dalë nga shtëpia janë gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra ditën e sotme. 4 shoferë të cilët nxorrën makinat e tyre në rrugë u është tërhequr leja e drejtimit për 3 vite.

Kurse 2 tregtarë që hapën bizneset e tyre në kundërshtim me orarin e caktuar janë ndëshkuar gjithashtu.

Vetëm një person është arrestuar në Elbasan, një 24- vjeçar i cili po ashtu kishte dalë në rrugë duke thyer karantinimin e detyruar.

NJOFTIMI 

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në këtë kuadër, në të gjithë vendin, gjatë 12 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë secili, 78 persona që thyen rregullin për të qëndruar në banesë deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Në Elbasan, një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët i kërkuan arsyen e daljes në rrugë.

Nga Policia Rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të lejes së drejtimit për 3 vjet, 4 drejtues automjetesh.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur subjektet e tyre ditën e sotme.

Policia e Shetit apelon edhe njëherë për të gjithë qyetarët që të respektojnë me rigorozitet masat e vendosura, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.