Denoncimi: Ja si po vidhen bizneset nga OSHEE-ja

299
Sigal

Denoncimi: Ja si po vidhen bizneset nga OSHEE-ja

Pavarësisht se baret dhe restorantet kanë qenë të mbyllura për më shumë se dy muaj, faturat e energjisë elektrike janë shumë të mëdha, duke vërtetuar në këtë mënyrë edhe njëherë denoncimet e qytetarëve se po grabiten nga OSHEE-ja. Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha, ka bërë publik një tjetër mesazh të një qytetari i cili tregon se si është mbifaturuar nga OSHEE-ja për dy  muajt që biznesi i tij ka qenë mbyllur, duke thënë se në këtë mënyrë po shkoj në drejt falimentimit. Denoncimi i Berishës: “Shikoni si vidhen bizneset nga OSSHE! 3 muaj restoranti i mbyllur, por i faturohet energji, sikur ka punuar 16 orë në ditë! Lexoni denoncimin e biznesmenit dixhital:  “Përshëndetje doktor Berisha. Ja se si kreu i organizatës mafioze rilindase Edi Rama, gjobit bizneset me faturat e OSHEE-së në kohë pandemie. Unë, që po ju shkruaj, kam një restorant të vogël familjar me vetëm 8 tavolina gjithësej, biznesin e kam mbyllur në datën 11/03/2020 dhe e kam rihapur në datën 01/06/2020, por siç e sheh edhe në foto për 3 muaj që e kam patur të mbyllur, jam gjobitur nga organizata mafioze me të njëjtat shifra, si në priudhën para COVID-19, si unë janë gjobitur me mijëra biznese! Shkova dhe bëra ankesën për muajin mars, monstrat atje më përcollën, duke më thënë që do e konpesojmë në muajin prill, duke e faturuar ZERO, por muaj prill më erdhi 247.000, shkova përsëri pranë zyrave të organizatës mafioze, ju thashë kjo është e padrejtë dhe gjobitje ndaj bizneseve familjare. Më thanë ka ndodhur një problem në sistem dhe ju kërkojmë ndjesë, por do e zerojmë në muajt në vazhdim. Sot shoh në sistem që edhe fatura e majit, ishte 148.000, po na falimentojnë me dashje doktor, sa po më mbushet mendja të  mbyll biznesin, të marr familjen edhe të bëj valixhet gati, duke u larguar nga Shqipëria”.