Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet me breshëri automjeti në lëvizje

48
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë në mbrëmje.

Persona ende të paidentifikuar mësohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti të drejtuar nga shtetasi N. A, 24 vjeç.

Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji”  dyshohet se është qëlluar  me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin  zonën.